Grupi i hakerve iranianë, HomeLand Justice vazhdojnë dhe nxjerrin të dhëna në lidhje me vendin tonë.
Ditën e sotme, hakerat kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave në komisariate e dogana. Pamjet janë më së shumti rreth orës 05:41, ndërsa datat janë të ndryshme.
Kujtojmë se si pasojë e sulmit kibernetik në vendin pati shumë probleme në lidhje me të dhënat në sistemin TIMS, të cilat më pas nga hakerat u nxorën në shitje duke i këmbyer me bitcoin.