Video/ I njohur me emrin ‘Gucci’, shqiptari i shumëkërkuar kapet në Kolumbi

Shqiptari Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ është arrestuar në Kolumbi, pasi rezulton të jetë ndër personazhet më të kërkuar të botës së krimit në Europë.

Me origjinë nga Durrësi, Klironomi rezulton të jetë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh. Klironomi kërkohej nga policia prej vitit 2020 por saherë që kishte një informacion ai zhdukte gjurmët pasi ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.

‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Shqiptari po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *