Johnny Depp në një lidhje dashurie me avokaten e tij? Ja çfarë po ndodh me Amber Heard

Sërish është kthyer vëmendja tek Johnny Depp. Ai tashmë është në një lidhje dashurie me avokaten Joelle Rich. Por tashmë po komentohet shumë Amber Heard. Thuhet se aktorja e ka larguar vëmendjen nga Johnny dhe po fokusohet tek jeta e saj.

Një burim i afërt i aktores tha për “Entertainment Tonight” se Amber dëshiron të mendojë vetëm për veten dhe jetës e saj. “Amber nuk i kushton vëmendje asaj që bën Johnny apo çfarë po ndodh në jetën e tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë po takohet, ajo thjesht dëshiron të vazhdojë me jetën e saj”, theksoi njeriu i afërt.

Avokatja Joelle Rich përfaqësoi Depp në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër ‘The Sun’. Thuhet se dyshja janë në një lidhje romantike. Megjithëse Depp nuk ishte klienti i parë i profilit të lartë që ka përfaqësuar Rich. Në të kaluarën, Rich ka përfaqësuar Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetën “Associated” në tetor të vitit 2019.

Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj, përfundoi në ‘Daily Mail’, ku Markle  kërkoi ndihmën e avokates Rich për të zgjidhur këtë çështje. Meghan arriti të fitonte padinë në dhjetor të vitit 2021 pasi gjykata vendosi që gazeta “Associated” kishte shkelur privatësinë e saj në një mënyrë të paligjshme. Nga kjo periudhë, avokatja pati një rritje reputacioni në karrierën e saj dhe fakti që Johnny Depp e zgjodhi për çështjen e tij nuk ishte ndonjë çudi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *