Vendi pritet të përfshihet nga një mot i keq.
Burime për median bëjnë me dije se zona e Llogarasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, çka ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Lidhur me këtë fundit ka reaguar dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se shoferët duhet të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.