Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në gjirin e Vlorës

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit është ndaluar në gjirin e Vlorës, për shkak të motit të keq.

Ky ndalim vlen për datat 26-27 shtator, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 26-27 shtator 2022 nga ora 01:00 deri në orën 24:00 në drejtimin Jug-Jug Perëndim dhe Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurinë e tyre.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës të kenë një konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 26-27 shtator 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 27 shtator 2022 ora 08:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *