Facebook mbyll faqen pro-Izraelit: “terrorizmi kibernetik” e sulmon me komente anti-semite dhe citime nga Hitleri

Në momentet më të nxehta të konfliktit në Gaza, Facebook mbyll një faqe pro-Izraelit që thuhet se kishte 77 milion ndjekës. Shkak i këtij vendimi ishte “terrorizmi kibernetik” nga grupe “radikale islamike”, të cilët u koordinuan për ta shënjestruar atë me gjuhë urrejtjeje, tha themeluesi i saj.

Themeluesi i “Jeruzalemit Prayer Group”, Mike Evans, pretendoi se kritikët bombarduan faqen me më shumë se një milion komente, dhe pastaj mohuan diçka të tillë.

“Pati një përpjekje të organizuar nga organizatat radikale islamike për të arritur këtë objektiv. Ishte një plan shumë i zgjuar dhe mashtrues nga radikalët islamikë,” tha Evans.

Aktivistët gjithashtu përmbytën faqen me komente të ndyra anti-semite, përfshirë fotografi dhe citime nga Hitleri.

Gjithashtu, themeluesi i faqes tha se i ka bërë thirrje Facebook për të rikthyer faqen e tyre. Ky është konflikti më i madh mes dy vendeve.  Zyrtarët mjekësorë të Gazës thanë se 219 persona kanë mbetur të vrarë që nga nisja e konflikteve me 10 maj.

[Marrë nga New York Post/ përshtati në shqip Priza.al]

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *