Anxhela Peristeri bën shqiponjën dykrenare në “Eurovizion”, revoltohen mediat serbe: Provokim!

Axhela Peristeri përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Në një prej paraqitjeve të saj para mediave, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë. Ky reagim i këngëtares shqiptare, ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe.

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *