Katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë lënë në burg, pasi u arrestuan pak ditë më parë për abuzime me tenderat.
Të arrestuarit janë, Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; Tahir Ballgjini, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë
Policia raporton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në role të ndryshme, ata paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi disamujor dhe po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal.