Moti i keq/ Bashkia e Lezhës paralajmërim për qytetarët: Ka rrezik përmbytjesh dhe rrëshqitjesh

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasi sipas parashikimeve të motit, priten reshje të dendura në gjithë territorin  të cilat mund të krijojnë probleme, deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitjesh prandaj bashkia në njoftimin e saj ju ka bërë me dije qytetarëve se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h në rast se do të ketë probleme  për sa i përket motit të keq që pritet të vij.

Njoftimi i Bashkisë:

Sipas parashikimeve të motit parashikohen reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë, të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *