Një shtetasi i identifikuar si L. M., 52 vjeç po procedohet penalisht pasi u kap duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 12 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet për këtë shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.
Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 52 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.
Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në afërsi të fshatit Novoselë, duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 12 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.