Operatorët e Call Center të pa kënaqur ditën e sotme dolën përsëri në protesë.
Ata shprehen për mediat se nuk po u paguhen ditët festive, kërkesë kjo që e parashtruan edhe në protestën e parë që zhvilluan. Operatorët kërkojnë që t’u ndryshohen edhe kushtet e punës.
Pavarësisht motit me reshje shiu, punëtorët dolën edhe një herë për t’u dëgjuar nga eprorët.
Kujtojmë se protesta e mëparshme e tyre u zhvillua më 17 shtator.