I vuri zjarrin parcelës dhe dogji pemët frutore, procedohet penalisht 64-vjeçari

Një 64-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht pemë frutore, në pronësi të tre shtetasve të tjerë.

Gjithashtu  janë arrestuar dy shtetas për shkelje të kodit rrugorë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:

– F. L., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap në rrugën Qafë Plloçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas, duke drejtuar pa leje një motoçikletë tip “Suzuki”, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës;

-B. M., 29 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi u kap në aksin Korçë-Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

–Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. S., 64 vjeç, banues në fshatin Eçmenik, Devoll, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ky shtetas ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht pemë frutore, në pronësi të tre shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *