Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Berisha: Rama vasal i Vuçiç, me ‘Ballkanin e Hapur’ mbron Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka akuzuar Ramën se është kthyer në një vasal të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një dalje për mediat, Berisha thotë se Mbledhja e Këshillit Kombëtar po bëhet në një moment shumë kritik për Shqipërinë. Më tej ai shton se me Ballkanin e hapur Rama mbron këtë politikë në qëndrimin ndaj Vuçiç dhe Beogadit, shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve.

“Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar bëhet në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, çdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Vuçiç dhe Beogradit. Nëse ju merrni diskursin e tij të muajit të fundit, në këtë diskut njeriun më të mbrojtur, më të cituar në rajon dhe në botë në fjalimet e Edi Ramës, do gjeni Vuçiç. Ky vasal i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim, duke e mbrojtur një Putin të Vogël, në rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Putin me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE. Prapa mbrojtjes që i bën Rama, qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës, qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare shqiptare. Kërkesën që ai i drejton Vuçiç publikisht për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij. Në fakt Vuçiç nuk mërzitet nga kjo kërkesë, e shumëzon me zero kërkesën për njohjen e Kosovës dhe këtë e ka të qartë çdo qytetar shqiptar, politikan shqiptar por edhe serb. Me këtë kërkesë, alibi ai mbulon të gjitha shërbimet, avokatinë që i bën Beogradit. Me Ballkanin e hapur mbron këtë politikë. Rama në qëndrimin ndaj Vuçiç dhe Beogadit shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve. Çfarë je ti zotëri. Na thuaj, që kërkon të arkivosh që kërkon të arkivosh gjenocidin çfarë autoriteti ke ti, përveç skllavërisë së Vuçiç. Si mund ta bësh një gjë të tillë”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *