Linjat ajrore mund të fillojnë të kontrollojnë edhe peshën tonë

Pasagjerët mund të peshohen para se të hipin në aeroplan, sepse amerikanët me mbipeshë janë në rritje dhe FAA (Administrata Federale dhe Aviacioni) ka frikë se avionët mund të mbingarkohen.

Kjo do të ndihmonte që avionët, veçanërisht ato më të vegjël të mos e kalojnë limitin e tyre të lejuar të peshës. Transportuesit e linjave ajrore kanë për detyrë të llogarisin peshën dhe ekuilibrin e avionëve të tyre për të siguruar atë brenda kufijve të lejueshëm për sigurinë e avionit.

Sidoqoftë rritja e niveleve të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara, dikton që numrat standarde të përdorur nga industria e linjave ajrore për të pasur bilancë peshën e pasagjerëve, ka gjasa të jenë të vjetëruara dhe për këtë arsye, të pasigurta për t’u përdorur.
Peshimi i pasagjerëve në aeroporte do të krijonte një numër më të saktë për peshën mesatare, në mënyrë që numri i vendeve në dispozicion në fluturime të rregullohet në përputhje me “rrethanat”.
CDC raporton nivelin e mbipeshës në Shtetet e Bashkuara në 42.4% në 2017-18, të dhënat më të fundit publike të lëshuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *