Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë, në lidhje me vendimin e DASH që shpalli ‘non grata’ në SHBA ish-kryeministrin Berisha së bashku me familjen e tij.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka thyer heshtjen duke postuar dy foto, në të cilat shihet ish-kryeministri Berisha me presidentin e SHBA-vë, George Bush si dhe kryeministri Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke ironizuar vendimin. Lajmi per shpalljen ‘non grata’ u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkroi në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij u shpallen zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe iu ndalohet hyrja në SHBA.
“Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.