Si u veshën VIP-at shqiptarë në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit? (Foto)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e tyre mori një vëmendje të madhe dhe dyshja dukeshin kaq të lumtur atë mbrëmje. Pas kërcimit të parë të Arminës dhe Shkëlzenit, fjalën e mbajti ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre. “- tha Berisha.

Disa nga personazhet VIP të ftuar ishin: Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi, Valdrin Sahiti, Eraldo Rexha, Rudina Hajdari, Floriana Garo etj. Shihet se kodi i veshjes ka qenë ngjyra e zezë. Më poshtë ju sjellim disa foto të personazheve të njohur, në dasmën e çiftit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *