Autoritetet e Portit të Durrësit kanë sekuestruar 1 milionë paund të fshehura në një furgon që ishte nisur nga Anglia me destinacion vendin tonë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bëhet fjalë për para të grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.
Paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00. Burime bëjnë me dije se shoferi është Jetmir Ismaili, i cili po merret në pyetje nga policia.
Furgoni ka ardhur për herë të tretë në Shqipëri. Kompania e tij funksionon për transportin e mallrave Angli- Shqipëri.