Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Ndërkohë që ditën e nesërme KAS ka njoftuar se do të marrë vendimi në lidhje me kërkesën tjetër, atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për rinumërim të votave në këtë qark.
Po sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka rrëzuar me shumicë votash ankimimet e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës