Bilanci për sezonin turistik, Rama: Surprizues, në 6 muaj grumbulluam 1 miliard lekë

Kryeministri Edi Rama nga takimi me ministren e Turizmit dhe atë të Ekonomisë tha se sezoni turistik ka qenë mjaft i mirë.

Rama theksoi se shifrat kanë qenë surprizuese pasi në vetëm 6 muaj në buxhetin e shtetit u grumbulluan 1 miliard lekë.

Sakaq shtoi se dhe puna me hoteleritë ka ndikuar tepër, pasi ky sektor ofron paga të larta për punonjësit ndryshe nga ajo e mesatares.

“Puna që bëjmë ne me strukturat favorizon ekonominë kombëtare dhe gjithë rrjetin e shërbimeve. Ne stimulojmë sipërmarrjet turizëm që adresojnë krijimin e strukturave me 4 ose 5 yje. Favorizohen prodhuesit vendas dhe konsumit. Këto struktura sjellin një tjetër lloj turisti ndryshe nga ai që vjen për të kaluar 1 ditë ose me bukë me vete. Mbi të gjitha ata që flasin për pagë, këto struktura paguajnë me pagë që në mesataren e vendin tonë janë mbimesataren edhe për punët më të thjeshta. Vlerësoj punën e bërë, pasi bëhen punë të arta në sektorin e hotelerisë. Ky biznes kërkon durim vit pas vitit. U surprizuam nga shifrat, sezoni ka qenë surprizues në lidhje me të ardhurat në ekonomi. Në vetëm 6 muaj ne kaluam 1 miliard, pra dyfish. Fluksi i turistëve ka qenë po ashtu i lartë. Ka pasur 1.3 milion më shumë nga viti i kaluar“, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *