Granit Xhaka feston ditëlindjen, bashkëshortja i bën urimin special

Sot Granit Xhaka feston ditëlindjen e tij të 30-të. Graniti ka një karrierë të suksesshme si dhe një familje me të cilën krenohet. Xhaka ka marrë urime të shumta por më speciali ishte ai i bashkëshortes së tij, Leonitës. Ajo ka publikuar një video në profilin e saj në ‘Instagram’, me momentet më të bukura të saj me Granitin.

“Për dashurinë time, për burrin dhe babanë më të mirë në botë, për personin që është më i kujdesshëm e më i dashur. Urime ditëlindjen. Të dua përgjithmonë”,- shkruan ndër të tjera bukuroshja.

Pas përfundimit të europianit u publikua lista me lojtarët më të mirë të “Euro 2020”, ku mes tyre u rendit edhe një shqiptar. 11 futbollistë u zgjodhën si më të mirët e atij kompeticioni, që do të formonin edhe formacionin ideal në një ndeshje. Në listën e mesfushorëve më të mirë mes Paul Pogba dhe Dolberg, përfshihej edhe shqiptari Granit Xhaka, i cili kishte një paraqitje të shkëlqyer në kompeticion.

Xhaka la gjurmë si një udhëheqës i padiskutueshëm për ekipin e Zvicrës, që eleminoi kampionët e botës pas një loje fantastike kundër Francës. Pavarësisht se nuk mundi të prekte finalen bashkë me skuadrën e tij, shqiptari arriti të na bënte edhe një herë krenarë të gjithëve me këtë super arritje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *