“Deri më sot, ne kemi dokumentuar se 5,996 civilë kanë vdekur dhe 8,848 janë plagosur” që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. “Midis të vdekurve janë 382 fëmijë. Këto shifra pasqyrojnë incidente të vetme të konfirmuara, shifrat aktuale janë shumë më të larta.”
Kështu deklaroi kryetarja e Misionit të Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, Matilda Bogner, duke prezantuar raportin e ri të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për Ukrainën.