Vladimir Putin thotë se Rusia dëshiron të “shpëtojë njerëzit” në katër territore të pushtuara në Ukrainë, në ditën e fundit të votimeve të aneksimit të denoncuara si një mashtrim nga liderët perëndimorë.
Prej disa ditësh në zonat e pushtuara të vendit po zhvillohen referendume të diskredituara.
“Shpëtimi i njerëzve në territoret ku po zhvillohet ky referendum… është fokusi i vëmendjes së të gjithë shoqërisë sonë dhe të të gjithë vendit,” tha Putin gjatë një takimi televiziv me zyrtarët.
Putini ka të ngjarë të shpallë aneksimin zyrtar të rajoneve të okupuara të Ukrainës në Rusi brenda disa ditësh, tha sot në mëngjes ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë shumë gaz është parë duke dalë nga tubacioni i dëmtuar Nord Stream 2 në Detin Baltik, i cili ka pësuar “një vrimë vërtet të madhe”, sipas Autoritetit Danez të Energjisë (DEA).
Kreu i organizatës thotë se rrjedhjet e gazit do të vazhdojnë për disa ditë dhe ndoshta edhe një javë.
Ai thotë se sasia e madhe e flluskave në sipërfaqe tregon se vrima në tub është shumë e madhe.
Autoriteti detar i Danimarkës ka lëshuar një paralajmërim lundrimi dhe paralajmëron anijet që të mos lundrojnë në një zonë pesë milje detare nga rrjedhjet, pasi ato mund të humbasin fuqinë dhe mund të ketë rrezik ndezjeje mbi ujë, tha DEA.
Gazsjellësi Nord Stream 1 gjithashtu ka pësuar dëmtime.
Të dy tubacionet e ndërtuara nga Rusia kanë qenë në qendër të mosmarrëveshjes energjetike midis Rusisë dhe Evropës.