Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Gramshit.
Berisha tha e politika e kryeministrit Edi Rama është thjesht fjalë, ku theksoi se qytetarët vuajnë çdo ditë nga kriza ekonomike që ka kapur vendin.
Berisha ka krahasuar ndihmën e dhënë nga qeveria e Kosovës me atë të vendit tonë, ku tha se Rama kërkon që Shqipëria të shpopullohet.
“Po të dëgjoni Ramën përveç vrerit që vjell ndaj opozitës avokatisë që i bën Vuçiçit, ju nuk dëgjoni atë ndonjëherë të flasë për një rreth, të flasë për qytetarët dhe problematikat e tyre. Të dëgjosh ata thua se ju jeni njerëz të lumtur dhe nuk iu mungon asgjë. Edhe qumësht dallëndysheje kanë sipas tyre. Çdo gjë e masin me veten e vetë. Çdo vendim e marrin për interesat e tyre dhe kundër atyre të qytetarëve. Sot deklaronte që arka është mirë. Arka është mirë sepse çmimet u dy dhe tre-fishuan dhe të ardhurat nga TVSH-ja u dy dhe tre-fishuan, por ajo iu mor juve. Ju e paguat atë. Kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera por qeveritë e tjera ia kanë kthyer qytetarëve. Është marrë në çdo kile djathë që keni blerë dhe në çdo litër naftë që keni shpenzuar. E keni blerë më shtrenjtë, TVSH-ja ka qenë më e madhe. Të tjerët e kanë kthyer. Kosova i ktheu 100 euro çdo pensionisti, sepse çdo pensionist bleu me çmime më të rritura. Kosova I dha 100 euro çdo studenti . I dha 400 euro për Ha grurë çdo fermeri, sepse i mori nga nafta. Po ky kujt ia dha. Ky dha 10%, një shifër qesharake. Nuk dha asnjë ndihmë për biznesin, nuk ekziston për të. Këto janë pjesë e politikës së shpopullimit. Ky është një realitet I pamohueshëm. A duhet të bëjmë sehir ndaj një njeriu që ka marrë të gjitha pushtetet në një dorë dhe që vendos për çdo gjë në kundërshtim me interes e qytetarëve dhe ato ndërkombëtare. Këtij duhet t’i japim përgjigjen që meriton. Ky nuk ka ndjenja për shqiptarët”, tha ai.