Kreu i PD, Sali Berisha nga Gramshi tha se sot shqiptarët janë 30% më të varfër krahasuar me vitin 2013.
Berisha tha se në zonën e Gramshit nuk është bërë asnjë projekt gjatë 9 viteve që PS është në pushtet, ku theksoi se sot kjo zonë nuk ka mundësi as të vadis tokën.
“Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale. Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim së bashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve.
Siç e dini ju është i qeverisë së mëparshme dhe herën e fundit që kam qenë në këtë rreth kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit dhe disa orë pas meje, erdhi Edi Rama dhe deklaroi se kjo është gënjeshtra e radhës e Sali Berishës.
Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre. Gjithë kjo vepër e madhe që është ndërtuar, në drejtim të fshatrave, zonave turistike nuk është ndërtuar asgjë”, tha ai.