Covid-19/ MSH: 79 infektime dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet pozitive të Covid-19.

Mësohet se janë infektuar 79 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Sakaq janë shëruar 115 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

26 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:

24 në Tiranë, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Durrës, nga 4 qytetarë në Fier, Korçë, Devoll, Berat, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Pukë, Vlorë, Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Krujë, Kavajë, Dibër, Mat, Klos, Mallakastër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 514 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,817 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore 79
  • Të shëruar në 24 orë 115
  • Të shtruar në spitale 7
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 808
  • Testime totale 1,979,562
  • Raste pozitive 330,920
  • Raste të shëruara 326,817
  • Raste Aktive 514
  • Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 253
  • Elbasan 52
  • Fier 42
  • Vlorë 37
  • Shkodër 28
  • Durrës 25
  • Dibër 20
  • Korçë 17
  • Lezhë 13
  • Gjirokastër 11
  • Berat 11
  • Kukës 5

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *