Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vaun e Dejës, ku një 44 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga armë zjarri.
Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, dhe se viktima është dërguar në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.