Mbrëmjen e djeshme Shqipëria nuk ia doli që të merrte në fitore në ‘Air Albania’ në përballjen me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Rezultati solli mjaft zhgënjim për tifozët, të cilët kërkuan largimin e trajnerin dhe ju kërkuan llogari lojtarëve të kombëtares.
Ndërkohë për këtë ndeshje ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se në pjesën e dështimit djemtë janë të fundit në analizën e fajit. Sipas Braçe fajtorët më të mëdhenj janë në tribunë, duke ju referuar kreut të FSHF-së.
“Dështim! Por djemtë janë të fundit në analizën e fajit! Fajtorët e mëdhenj janë në tribunë! Ekipi kombëtar, ekipet kombëtare, janë një rrëmuje e madhe klienteliste, kli-en-te-li-ste! Mandi i fubit mos e fshi më kokën; kjo është kryevepra jote!”, shkruan Braçe.