Ukrainë, media: SHBA përgatit një dërgesë të re armësh me vlerë 1.1 miliardë

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën në pritje të njoftimit të Rusisë për aneksimin e territoreve ukrainase.

Kjo u raportua nga burime të administratës për agjencinë Reuters. Paketa e re do të përfshijë sisteme anti-raketë Himars, të dërguara tashmë në të kaluarën në forcat e Kievit, municione dhe lloje të ndryshme të sistemeve radar anti-drone, thonë burimet.

Administrata po përgatit gjithashtu sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të referendumeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *