Reperi i njohur Asap Rocky ka konfirmuar për revistën ‘GQ’ lidhjen e tij me Rihanna-n, lidhje e cila ishte zbuluar prej kohësh nga mediat. Ai e ka cilësuar këngëtaren si “dashurinë e jetës” dhe “gruaja ime”.
Duke mos dhënë shumë detaje, ai u shpreh se ndihet shumë më mirë në këtë marrëdhënie.
“Shumë më mirë, kur ke gjetur njeriun e duhur. Mendoj se kur e di, e di. Ajo është e duhura”, është shprehur reperi, teksa është pyetur se si ndihet në një lidhje.
A$AP Rocky gjithashtu ka folur për planet e tij për të krijuar një familje. ai është shprehur se ka shumë dëshirë të bëhet baba, nëse do e ketë këtë fat.
“Mendoj se do jem një baba i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm”, ka thënë reperi.