Ministrja spanjolle, Irene Montero, ka bërë një deklaratë tronditëse që ka ngjallur reagime të forta ku ka thënë që fëmijët duhet të kenë lirinë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ministrja Montero nga “Podemos” tha se “fëmijët kanë të drejtë për seks për aq kohë sa ata e pranojnë”.
“Të flasësh për edukimin seksual është e drejtë e djemve dhe vajzave, pavarësisht nga familjet e tyre, secili ka të drejtë të njohë trupin e tij, të dijë se si i rrituri nuk mund të prekë trupin e tyre nëse nuk dëshirojnë dhe të dijë se kjo është një formë dhune. Fëmijët kanë të drejtë të dinë se mund të duan ose të kenë marrëdhënie seksuale me këdo që duan, përderisa ato bazohen në pëlqimin, dhe këto janë të drejta që duhen njohur, por ju (duke iu referuar Partisë Popullore dhe ekstremit të djathtë Vox), pranojeni, ju pëlqejnë modelet e tjera të shoqërisë që nuk bazohen në të drejta”, tha Montero.
Parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm që fokusohet në pëlqimin seksual së fundmi. Vërejtjet e saj befasuese u bënë në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë debatit mbi ligjin pro-trans dhe abortit më 21 shtator.
Deri më tani, tema e legjitimimit të pedofilisë në nivel politik ka qenë gjithmonë tabu, me përjashtim të partisë pedofile holandeze, e cila më vonë u shpërbë. Por, fjalët e Monteros, një anëtare e së majtës, duken si një hap i qartë drejt pedofilisë së mbështetur nga shteti.