Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Greqi në rrugën nacionale të Patra–Pyrgos, ku i pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në spital ditën e sotme çifti nga Saranda, Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.
Ata u përplasën me një kamion dhe u dërguan me urgjencë në spital por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk i mbijetuan plagëve të rënda. Ata kanë lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.
Mësohet se nga përplasja e fortë, 44-vjeçarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Çifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene.
Nga aksidenti, i plagosur ka mbetur edhe 70-vjeçari, drejtues i kamionit. Në pamjet nga aksidenti, duket se makina me të cilën udhëtonte çifti shqiptar është shkatërruar plotësisht ndërsa kamioni është përmbysur në rrugë.