Emri i Partisë së Lirisë është pranuar zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës.
Burime për median bëjnë me dije se Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimin e emrit LSI.
Sakaq janë regjistruar edhe ndryshimet në strukturat drejtuese, ku si kryetar partie është njohur ish-presidentin Ilir Meta dhe zv/kryetar, Agim Neshon.
Këto ndryshime do t’i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.