“Danas”: Vuçiçi ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

Një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, i është dhënë në dispozicion presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga Bashkimi Evropian, sipas burimeve të gazetës serbe “Danas”.

Në një shkrim të martën në mbrëmje, “Danas” ka raportuar se Serbisë i është dhënë ultimatum për vendosjen e shpejt të sanksioneve ndaj Rusisë dhe një vit për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

 

Kjo gazetë ka shkruar, në bazë të burimeve, se nëse këto ultimatume nuk përfillen, Vuçiçin do ta presë skenari “Merkel-Tadiç”. Raportet e Serbisë me Gjermaninë ishin tensionuar më 2011, kur ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pati refuzuar kërkesat e ish-kancelares Angela Merkel për Kosovën. Për shkak të qëndrimit të rreptë të Merkelit, thuhej se Serbia atë kohë pati humbur përkrahjen ndërkombëtare dhe Tadiçi u rrëzua nga pushteti si rrjedhojë.

 

Dialogu Kosovë-Serbi ka kohë që po thuhet se është në fazën finale. Caktimi i emisarëve nga disa shtete me ndikim në Perëndim ka shtuar raportimet se marrëveshja është drejt finalizimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *