Ish-konkurentja e “Për’puthen” Jasmin Kadriu ka rrëfyer disa kohë më parë se është rritur pa figurën e babait, dhe madje shtoi se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me të.
Mesa duket, ky moment i vështirë i jetës së saj, e ka bërë Jasminën më të fortë. Së fundmi ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’ krahas së cilës shkruhet: “Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemrën ka qenë babai i saj.”
Rikujtojmë se vitin e kaluar, Jasmina foli për herë të parë për jetën e saj private dhe fëmijërinë. Ajo zbuloi se prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ishte 3 vjeç dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin.
“Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje. I kam të divorcuar që 3 vjeç dhe që nga ai moment që ata janë divorcuar vetëm familja e mamit është përgjigjur, dajat dhe gjyshi. Aktualisht me ata kam marrëdhënie dhe me askënd tjetër. Nuk mbaj fare kontakte, nuk kam pasur ndonjëherë dhe nuk është se kam dëshirë të kem ndonjëherë. Në momentin që unë jam rritur me atë lloj mungese mund ta kaloj të gjithë jetën dhe nuk e kam problem”- tha Jasmina në atë kohë.