Hailey Bieber këmbëngul se ka një “të vërtetë” pas njohjes së saj me Justin Bieber dhe kjo nuk përfshin Selena Gomez. Në një interviste për podcastin “Call Her Daddy” modelja foli publikisht për pretendimet se ajo ‘vodhi’ këngëtarin Bieber nga Selena Gomez.
“A ke qenë ndonjëherë me Justin në një lidhje romantike në kohën kur ai ishte me Selena Gomez?”– pyeti Alex Cooper në një video të publikuar në Instagram. “Kjo është çmenduri. Unë nuk kam folur kurrë për këtë. Shumë nga përjetimet dhe urrejtja vjen nga fjalët ‘Oh, ti e vodhe atë’. Ka të bëjë me njerëzit që e dinë të vërtetën. Sepse ka një të vërtetë”- shprehet modelja.
Ndërsa Hailey, nuk e ka diskutuar ndonjëherë publikisht këtë çështje, ajo ka treguar se si “urrejtja” ka ndikuar tek modelja gjatë viteve. “Ka kaluar shumë kohë,” tha Hailey. (Justin dhe Selena u ndanë përfundimisht në 2018-ën pas disa vitesh lidhjeje, vetëm disa muaj para se ai t’i propozonte Hailey-t për martesë).
“Unë jam duke u marrë me punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lërni të qetë, ju lutem. Kjo është kërkesa ime e vetme. Jini të mjerë diku tjetër, ju lutem”, vijoi duke thënë Hailey.
Një vit më parë, Hailey mbërriti në ‘Met Gala’, ku fansat e këngëtares Selena Gomez e ironizonin atë me thirrjet “Selena”, ndërsa ajo qëndronte krah Justin Bieber.