Arben Ahmetaj non grata? Rama mallkon gazetaren: Zoti të paftë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së gazetare në lidhje me ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj, ku kjo e fundit e pyeti për çështjen se pse PS po distancohet ndaj tij.

Rama u shpreh duke thënë se zoti i paftë ata njerëz që spekulojnë ndaj Ahmetaj, duke theksuar se kjo pyetje nuk do të bëhej nëse do të ndodheshim 10 vite pas.

Pyetje: Pse PS po distancohet nga Arben Ahmetaj? A pritet një hetim të tij për inceneratorët apo nongrata?

Rama: Këto janë përralla të radhës. Kjo është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh tani që në emër të lirisë së medias për të spekuluar në dëm të personave deri në ekstrem. Po kërdisni popullin me gënjeshtra, vijnë rëndom për të shpifur dhe për të bërë lajm. Zoti i paftë të gjithë, e vërteta e ka të vështirë rrugën ku sundon gënjeshtra. Në këtë botë po tregohen përralla, ne kemi të drejtë për të bërë riorganizim, e drejta juaj. Kush jam unë në fund të fundit. Sesi organizohet një skuadër është e drejta jonë, ju duhet të shihni.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *