Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për krizën energjitike në Shqipëri, duke përgenjështruar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.
Gjatë fjalës së tij në një komunikim për shtyp, Meta ka rënditur disa dështime të prodhimit të energjisë elektrike, duke shtuar se një ndër dështimet kryesore është mosrritja e HEC-eve në Vlorë.
“Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e cmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë. Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose që u është fautuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.
Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE. Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur.
Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë. Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme. Mos rritja e kapaciteteve nga HEC-et, janë me dhjetra projekte që nuk lejohen të investohen nga sektori privat, për arsye korruptive.
Mos gazifikimi i vendit pas ndërtimit të TAP. Vlera e paarkëtuar është mbi 600 mln euro. Dështim është bursa shqiptare e energjisë elektrike. Ajo duhet të ishte funksionale që në vitin 2019. Dështim janë edhe projektet e rëndësishme. Dështim i rëndë mbi qytetarin është mosreduktimi i energjisë elektrike”, tha Meta.