23 milion lekë për t’ju kënduar grupi polifonik? Rama-gazetarit: Përallë, kërkoni të manipuloni popullin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër në lidhje me ‘akuzat’ që ai i konsideron, ku u pyet për një pagesë prej 23 milionë ndaj grupit polifonik për t’i kënduar atij gjatë inaugurimit të tunelit Kardhiq-Delvinë.

Rama e ka konsideruar të gjithë pyetjen e gazetarit një spekulim, ku sipas tij media ka qëllim vetëm manipulimin e popullit.

Pyetje: Ju flisni për paketë sociale kur një grup polifonik u pagua nga Bashkia e Sarandës me 23 milionë e 322 mijë vetëm se ju këndoi ju në tunelin Kardhiq-Delvin. A mund të kursehen këto para për njerëzit në nevojë?

Rama: Është hera e parë që e dëgjoj, është sërish përallë. Studioni më shumë polifoninë për të kuptuar se nuk ka lidhje me të kënduarin për mua, nuk kam dijeni për pagesën. Bashkia e ka në dorë sesi i shpenzon, kandidoni në Sarandë për t’i shpërndani si duhet fondet. Kjo është përrallë për të manipuluar popullin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *