Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me raportin për koncenisoneve të shëndetësisë ku rezulton se janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit për shërbime që nuk janë kryer.
Rama tha se nuk ka dijeni për këtë aferë, ku peshën e përgjigjes ia ka lënë ministres së Financave Delina Ibrahimajt.
Pyetje: Ju morët një nismë për aministinë fiskale? Pse nuk është dorëzuar në Kuvend, jeni tërhequr? është dorëzuar buxheti faktik nga Ministria e Financave në Kuvend pa raportin e performancës së koncesioneve si detyrim ligjor. Pse nuk është bërë një raport performance?
Rama: Për këtë pyesni ministren e Financave, nuk jam në dijeni të një fakti teknik. Ne nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të shikojmë dhe të sheshojmë keqkuptimet. Amnistia do të bëhet sepse atë e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve.
https://www.priza.al/2022/09/28/ppp-te-e-shendetesise-ne-2021-u-paguan-sherbime-te-pakryera-dhe-fatura-te-paunifikuara-2-milione-euro-kosto/