Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me sindikatat.
Berisha i ofroi mbështetjen e PD-së këtyre sindikatave në lidhje me çdo nisëm të ndërmarrë, ku theksoi se kur opozita të vijë në pushtet rrogat do trefishohen.
“Nëse sektori publik rrit pagat atëherë dhe ai privati do ta ndjekë hap pas hapi. Por kur sektori publik bën një rritje njëherë në 4 vjet atëherë dhe privat nuk ndryshon. PD do të dyfishojë dhe trefishojë rrogat, do të jemi në mbështetje të sindikatave. Të rrëzojmë qeverinë në momentin e duhur”, tha ai.