Anglia zhgënjeu totalisht në Nations League, duke u pozicionuar në vendin e fundit në grupin 3 të League A.
“3 luanët” morën vetëm 3 pikë, në 6 ndeshje të luajtura. Tifozët etiketojnë si fajtor trajnerin Gareth Southgate, për këtë rezultate të dobëta.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Southgate po mendon dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares angleze. Natyrisht, tekniku nuk do ta lërë skuadrën në të tillë gjëndje, por largimi mund të ndodhë menjëherë pas përfundimit të Botërorit të Katarit.
Southgate ka kontratë ekzistuese me këtë përfaqësuese deri në vitin 2024. Gjithsesi, divorci mes palëve mund të vijë më shpejt se çfarë ishte menduar.