Lryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, për garën e r primareve në PD për zgjedhjet lokale.
Shehi theksoi se gara në vitin 2023 nuk është për të gjetur shefin e opozitës, por për ti dhënë qytetarëve kryetarë bashkie të denjë.
“I kam dëgjuar këto për primarët, por nuk vlejnë. Nuk jemi në garë se kush është shefi i partisë. Ne duhet të jemi me një kandidat, s’mund të jemi të ndarë, kjo do i bënte qejfin Ramës. Duhet ta vendosim bashkarisht se cilët do jenë kandidatët tanë për kryetar bashkie. Garën Brenda vetes e lëmë tek gara për Këshillat Bashkiak. Kush të jetë më i miri ta mbështesim të gjithë, si në Itali”-deklaroi Shehi.