Alibeaj dhe Bardhi takojnë zyrtarin e CDU/CSU: E siguruam se do të mbështesim luftën kundër korrupsionit në Shqipëri,

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi janë takuar në Berlin me Peter Beyer, kryeraportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi bën të ditur se e siguruan zyrtarin gjerman se do të mbështesin luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Po ashtu thotë ai e kanë siguruar Beyer për një PD të bashkuar rreth vlerave të partive të saj simotra.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Peter Beyer është një mik jo vetëm i Partisë Demokratike, por është një mik i mirë i Shqipërisë. E falenderuam për mikpritjen dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë prespektivës europiane të Shqipërisë.

E siguruam se do të mbështesim pa asnjë rezervë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, do të ruajmë dhe forcojmë partneritetit strategjik të Partisë Demokratike me aleatet euro-atlantik, si dhe do të punojmë për një PD të bashkuar rreth vlerave të EPP dhe që është alternativë e besueshme për qeverisjen e vendit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *