Tre javë jashtë fushave, Milan humbet titullarin, kuqezinjtë kanë kundër edhe kalendarin…e ngjeshur

Mike Maignan u dëmtua gjatë ndeshjes së Francës, duke shqetësuar të gjithë kampin e Milanit.

Mediat italiane nxjerrin në dritë të reja të rëndësishme rreth gjendjes së portierit. Sipas asaj që shkruhet, synohet që “gardiani” të rikthehet në fushën e lojës me 22 tetor, në ndeshjen kundër Monzës në shtëpi.

Pra, tifozët duhet të presim të paktën 3 javë për ta parë në fushën e lojës. Ky lajm vjen pikërisht në një periudhë kur UEFA ka ngjeshur kalendarin.

Milan renditet në vendin e pestë me 14 pikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *