Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë ku ka humbur jetën një person.
Burime për median bëjnë me dije se Ll. Marku, 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë në një dhomë hoteli në pronësi të tij.
Ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.
Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes