Vdekje dhe shkatërrim/ A do të ketë armëpushim midis Izraelit dhe Gazës?

Avionët luftarakë izraelitë vijuan të godasin Rripin e Gazës edhe këtë të enjte, duke vrarë një palestinez dhe duke plagosur disa të tjerë. Të paktën 227 palestinezë, përfshirë 64 fëmijë janë vrarë gjatë 11 ditëve sulme. Nga ana tjetër, 12 izraelitë kanë humbur jetën.

Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara diskutoi të mërkurën me Netanyahu ngjarjet në Gaza, duke i thënë udhëheqësit se ai priste një armëpushim. Por, menjëherë pas telefonatës me Biden, Netanyahu tha se ai ishte i “vendosur” për të vazhduar bombardimet e Gazës derisa “qëllimi i Izraelit të përmbushej”.
Përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të KB për një armëpushim midis Izraelit dhe sundimtarëve të Hamasit në Gaza mbeten të ngecura. Por, Wall Street Journal njoftoi se një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit mund të ndodhë të premten. Ushtria izraelite ka pranuar privatisht se është pranë përfundimit të objektivave të saj.

Moussa Abu Marzouk, një zyrtar i lartë politik i Hamasit, ka parashikuar një armëpushim brenda disa ditësh në përshkallëzimin Izrael-Gaza.

“Unë mendoj se përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin do të kenë sukses”, tha ai për TV al-Mayadeen të Libanit. “Unë pres që një armëpushim të arrihet brenda një ose dy ditësh, dhe armëpushimi do të bëhet në bazë të marrëveshjes së ndërsjellë.”

/Përshtati:Priza.al/Burimi: Al Jazeera

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *