Amnistia fiskale, Ibrahimaj: Ka një listë përjashtimesh, jo të gjithë do përfitojnë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar në lidhje me projektligjin për amnistinë fiskale.

E ftuar në Euronews, Ibrahimaj tha se ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë.

Sakaq theksoi se pas aplikimi grupi i posaçëm do të shkëmbejë të dhëna me një numër institucionesh të parashikuara në ligj, për të parë nëse janë apo jo subjekt i amnistisë.

“Dua të theksoj që projektligji, i cili është në konsultim, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre që nuk përfitojnë nga kjo amnisti. Pra, përfshin funksionarë publikë dhe familjarët e tyre, subjekte që janë pjesë e deklarimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, subjekte që kanë pasur rekorde penale në Shqipëri, të gjithë subjektet që janë pjesë e ligjit të OFL-së. Lista e përjashtimeve është shumë e madhe dhe nëpërmjet kësaj liste do sigurohemi që asnjë para që është përfituar nga aktivitete kriminale, nuk do të legalizohet nëpërmjet kësaj amnistie. Duam të amnistojmë dhe legalizojmë ato para që janë fituar nga puna dhe kjo do të kryhet nëpërmjet një formati vetëdeklarimi, ku secili individ do të vetëdeklarojë. Mbas aplikimit me vetëdeklarim të çdo qytetari, një grup i posaçëm i administratës tatimore, përmes një sistemi elektronik do të shkëmbejë të dhëna me një numër institucionesh të parashikuara në ligj, për të parë nëse janë apo jo subjekt i amnistisë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *