Priti në Presidencë ambasadoren Kim, presidenti Begaj zbardh detajet nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Presidenti Bajram Begaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, Presidenti Begaj ka zbardhur detaje nga takimi në Presidencë ku shkruan se kanë diskutuar për partneritetin strategjik mes dy vendeve, fushën e energjisë, sigurisë dhe reformën në drejtësi.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *