Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Kim ka falënderuar presidentin Begaj për diskutimin e sotëm, duke theksuar se biseda u fokusua në çështjet kyçe të marrëdhënieve. Më tej Kim shton se roli institucional i Presidencës është në përputhje me kushtetutën, thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Faleminderit President Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”, shkruan Kim.