Një propozim sekret dhe një refuzim/ Çfarë ka ndodhur mes Tristan dhe Khloe?

Në episodin e radhës në “The Kardashians”, Khloé i rrëfeu Kim-it një ngjarje ekskluzive.  Tristan i paska propozuar për fejesë në mënyrë sekrete rreth 1 vit më parë, por ajo jo vetëm që e ka refuzuar, por e ka mbajtur të fshehtë edhe nga pjesa tjetër e familjes.

Ky rrëfim u zbulua fillimisht nga Kim, ndërsa ato po diskutonin pasojat e skandalit të tradhëtisë së Tristan. “Fakti që ai të propozoi dhe ti nuk na tregove kurrë”,- i tha Kim së motrës. “Unë e pyeta më vonë dhe ai (Tristan) tha: “Oh, e bëra para një muaji, nuk ju tha?”,- referuar faktit që Khloé e kishte mbajtur të fshehtë propozimin.

Khloé, nga ana tjetër rrëfeu arsyet e saj pse nuk e pranoi propozimin. Ajo rrëfen se:

“Unë mendova se më duhet të sigurohem që kjo është një marrëdhënie totalisht ndryshe (referuar tradhëtive të mëparshme), sepse dua të jem krenare kur të them që jam e fejuar me të. Kjo është arsyeja pse i thashë jo se nuk ndihesha rehat që ta pranoja në atë moment propozimin dhe nuk isha fare e emocionuar që t’jua tregoja”.

Së fundmi, bukuroshja ka thënë se kishte frikë të shfaqej në rrjete sociale pas premierës së sezonit të dytë të reality show-t të tyre “Keeping Up With The Kardashians” pasi sipas saj ishte një nga episodet më të vështira të xhiruara ndonjëherë. Ajo tha në rrjetin social “Twitter” se:

“Ju dua! Jam e zhytur në emocione dërrmuese nga leximi i komenteve tuaja për episodin e premierës. Duhet të jem e sinqertë se kisha frikë që të hyja në internet, por miqtë dhe familja vazhdonin të më tregonin se sa të dashur dhe të sjellshëm ishin të gjithë. Vendosa të shikoja veten”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *